No Image Available

Skandali ‘KAYO’, Hoxhaj: U dhanë 30 milionë euro nga buxheti i shtetit për makina të salduara në një kapanon

Një skemë e re abuzimi me fondet e ushtrisë shqiptare ka dalë në dritë, duke zbuluar detaje tronditëse të menaxhimit të parave publike dhe përfshirjes së individëve të dyshimtë në kontrata shtetërore. Investigimet mediatike, të nisura fillimisht nga indiciet e dhëna nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, kanë zbërthyer skemën se si rreth 30 milionë euro nga taksat e shqiptarëve kanë përfunduar në llogaritë e kompanisë "Timak Defense". Sipas të dhënave të publikuara, kjo kompani është krijuar si një bashkëpunim mes kompanisë shtetërore "Kayo" dhe personave privatë. Edhe pse shteti zotëron vetëm 20% të aksioneve, ai mban të gjithë peshën e financimit. Pjesa e mbetur prej 80% kontrollohet nga aksionerë privatë, të cilët raportohet se kanë bërë një investim fillestar prej vetëm 490 eurosh për blerjen e...