SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

Një nga figurat e njohura të komunitetit islamik në Zvicër, imami me origjinë shqiptare Bashkim Aliu, është detyruar të largohet nga të gjitha funksionet e tij publike pas një hulumtimi të gazetës SonntagsZeitung. Hulumtimi zbardhi deklaratat e tij homofobe si dhe kontaktet e afërta me qarqe radikale islamike, përfshirë pjesëmarrjen në një ngjarje ku i pranishëm ishte edhe lideri i Hamasit, Ismail Hanije, ndërkohë i vrarë në Teheran nga Izraeli. Aliu drejtonte deri në mesin e kësaj jave Komisionin e Imamëve pranë Federatës së Organizatave Islamike në Zvicër (FIDS) dhe shërbente si autoriteti më i lartë teologjik i Bashkimit të Organizatave Islamike në Zürich (VIOZ), rol në të cilin mbante kontakte të rregullta zyrtare me autoritetet kantonale e komunale zvicerane. Mirëpo, pas botimit të gjetjeve,...