“Skandali” i xhudistes lituaneze në Tiranë, keqinterpretimi i medias serbe dhe reagimi i organizatorëve
Një seri postimesh në rrjetet sociale nga xhudistja lituaneze Marta Navickaitė gjatë Kampionatit Evropian të Universiteteve në Tiranë u shndërruan në objekt debati mediatik, pasi pretendimet e saj për kushte të këqija akomodimi u përhapën me shpejtësi në mediat rajonale. Sportistja publikoi pamje të disa ambienteve të papastra dhe të një torte kos me pretendimin se i ishte shërbyer ushqim i prishur. Mirëpo, verifikimi i pamjeve tregoi se produkti ushqimor ishte thjesht kos i shoqëruar me një paketë reçeli për përzierje, ndërsa historia u amplifikua menjëherë nga tabloidi serb Kurir për ta paraqitur ngjarjen si një dështim të organizimit në Shqipëri. Ndaj këtij buje ka reaguar drejtori i konvikteve, Olsi Shahini, i cili sqaroi se fotot e publikuara nga sportistja nuk i përkisnin dhomave ku...
Burimi:
javanews.al