No Image Available

SKANDALI I VIDEOVE/ HILA: JAM I TRONDITUR

Kompozitori Adrian Hila është thirrur nga Policia e Tiranës për t’u marrë në pyetje lidhur me videot me përmbajtje intime që u publikuan dhe u shpërndanë në rrjetet sociale. Efektivët kanë shkuar edhe në banesën e kompozitorit për ta kontaktuar, por nuk e kanë gjetur aty. Më pas, policia ka arritur të komunikojë me Hilën përmes telefonit. Sipas këtyre raportimeve, kompozitori është shprehur se ndodhet në gjendje të rënduar pas publikimit të materialeve, duke pretenduar se është hakeruar. “Jam shumë i shokuar, i tronditur, më kanë hakeruar”, mësohet të ketë deklaruar Hila gjatë komunikimit me policinë. Kompozitori ka bërë me dije se do të paraqitet në polici sapo të mbërrijë në Tiranë, për të dhënë deklarimet e tij lidhur me ngjarjen dhe rrethanat në të...