Skandali i helmeve në Albchrome/ Prokuroria sekuestroi mbetjet toksike, administratorja largohet në mes të hetimeve

Skandali i helmeve në Albchrome/ Prokuroria sekuestroi mbetjet toksike, administratorja largohet në mes të hetimeve

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mbi 300 tonëpluhur industrial të përftuar nga procesi i prodhimit në Uzinën e Ferrokromit në pronësi të kompanisë “Albchrome sh.p.k.”,. Bëhet fjalë për mbetjet e kapura nga sistemi i pluhurkapëseve, të cilat, sipas një raporti të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), rezultojnë tepër të rrezikshme. Në dokumentet e organit të akuzës thuhet se sekuestrimi është kryer pasi kjo sasi mbetjesh konsiderohet e domosdoshme për vërtetimin e fakteve që janë objekt i hetimit penal. Për shkak të natyrës së materialit, prokurorët kanë vendosur që mbetjet të qëndrojnë në ruajtje pranë vetë subjektit “Albchrome” sh.p.k., i cili ka detyrimin t’i ruajë dhe t’i paraqesë ato sa herë të kërkohen nga organi procedues. Largimi i administratores në mes...