Skandal në zgjedhjet serbe, si po blihen votat e qytetarëve me nga 100 euro për partinë e Vuçiçit! Zbardhen dëshmitë nga Kosova
Qytetarëve serbë dhe pjesëtarëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian që jetojnë në Kosovë dyshohet se po u ofrohen nga 100 euro për të votuar partinë e Aleksandër Vuçiç në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Sipas KosovaPress, e cila ka siguruar dëshmi nga qytetarë që kanë folur në kushte anonimiteti, përveç pagesave po organizohet edhe transporti i votuesve drejt Serbisë, ndërsa disa prej tyre pretendojnë se po përballen me presione dhe kërcënime. Një qytetar nga Plemetini ka treguar se një autobus, pasi kishte dërguar një grup votuesish drejt Serbisë, ishte kthyer për të marrë të tjerë. Sipas tij, shpenzimet e udhëtimit mbulohen nga organizatorët, ndërsa 100 eurot u premtohen votuesve pasi të kenë votuar për Partinë Përparimtare Serbe (SNS). Burime të KosovaPress brenda institucioneve të sigurisë...
Burimi:
javanews.al