No Image Available

SKANDAL në Portin e Durrësit! Kapen 16.8 tonë karburant të padeklaruar në anije

Kontrolli doganor ka zbuluar një diferencë të konsiderueshme mes sasisë fizike të karburantit dhe asaj të deklaruar në dokumentacionin zyrtar. Sipas Degës Doganore Durrës, kontrolli u krye pas informacioneve operative për dyshime mbi sasinë e deklaruar. Gjatë verifikimit fizik, punonjësit evidentuan rreth 16.8 tonë karburant të dyshuar si të padeklaruar. Menjëherë pas konstatimit, autoritetet hartuan procesverbalin përkatës dhe vendosën bllokimin e anijes, për të vijuar me procedurat ligjore dhe verifikimet e mëtejshme. Dyshimet janë se sasia shtesë mund të jetë mbajtur jashtë deklarimit doganor, ndërsa ende nuk ka një përfundim zyrtar për përgjegjësitë në këtë rast. Dega Doganore Durrës deklaron se kontrollet do të vijojnë me qëllim parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e interesave financiare të shtetit. Njoftimi i Degës Doganore Durrës: Në kuadër të...