Skandal në Dropull/ Portreti i Napoleon Zervës ekspozohet në Galerinë e Artit në Derviçan ( koloneli grek udhëhoqi masakrat dhe genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë)
Një Skandal i vërtetë dhe provokim i rëndë është shënuar ndaj shqiptarëve kur portreti i Napoleon Zervës, autori i masakrave dhe genocidit çam, është ekspozuar për nderim në Galerinë e Artit në Derviçan, në territorin e Bashkisë Dropull. Denoncimi ka ardhur nga Fondacioni Çamëria “Hasan Tahsini” “Ekspozimi për nderim i portretit të Napoleon Zervës në Galerinë e Artit në Dervician përbën një provokim të rëndë ndaj shqiptarëve dhe një fyerje ndaj kujtesës së viktimave të masakrave çame”, thuhet në deklaratë. Për çfarë meritash nderohet Zerva në territorin e Republikës së Shqipërisë? Për masakrat ndaj popullsisë civile shqiptare? Për dëbimin e shqiptarëve të Çamërisë nga trojet e tyre? Për vuajtjet që u shkaktoi brezave të tërë? “Si mund të përligjet që, në të njëjtin shtet ku...
Burimi:
argjiroja.net