Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google
Autoritetet finlandeze kanë urdhëruar ndalimin e punimeve në dy qendra të reja të të dhënave që Google planifikon të ndërtojë, pas shqetësimeve për prerjen e më shumë se 300 hektarëve pyll. Punimet po zhvillohen në zonat Muhos dhe Kajaani dhe janë pjesë e planit të Google për të investuar 13 miliardë euro në Finlandë. Kompania e ka cilësuar këtë si investimin e saj më të madh të vetëm në Evropë. Agjencia finlandeze e Mbikëqyrjes (LVV) tha se në njërën prej zonave punimet kishin nisur pa u kryer vlerësimi i detyrueshëm i ndikimit në mjedis. Për këtë arsye, ajo urdhëroi pezullimin e punimeve që mund të ndryshojnë ndjeshëm mjedisin. Punimet përfshinin prerjen e pemëve, heqjen e shtresës së tokës, ndërtimin e rrugëve dhe hapësirave për magazinim,...
Burimi:
javanews.al