Skandal me “Call-Centerat” në Ukrainë, DW: Të përfshirë zyrtarë të Prokurorisë!

Skandal me “Call-Centerat” në Ukrainë, DW: Të përfshirë zyrtarë të Prokurorisë!

Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgjithshme, të dyshuar për përfshirje në një rrjet kriminal që lidhet me mashtrime përmes të ashtuquajturave “call center”. Hetimi, i koduar “Kartagjena”, bazohet mes të tjerash në regjistrime audio të cilat sugjerojnë se zyrtarë të lartë të Prokurorisë kanë marrë ryshfete në këmbim të mbrojtjes së këtyre kompanive nga ndjekja penale. Një zyrtar i lartë, i përmendur në incizime me pseudonimin “Kancelari”, është arrestuar, shkruan DW. Dyshimet kanë prekur edhe ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Ruslan Kravçenko, i cili ka dhënë dorëheqjen dhe mohon çdo përfshirje në aktivitete të paligjshme. Regjistrimet përmbajnë referenca që, sipas hetuesve, mund të lidhen me të, ndërsa pretendohet se një zyrtar i përfshirë i ka kryer...