Situatë kritike/ Radostina nën kërcënimin e flakëve, nis evakuimi i banorëve
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat me ullinj në fshatin Radostinë, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës. Flakët po përhapen me shpejtësi në drejtim të zonave të banuara, ndërsa autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve për të shmangur rrezikun për jetën. Situata është vështirësuar ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer, i cili po pengon ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse dhe ekipeve të emergjencës nga toka. Pavarësisht përpjekjeve për të frenuar avancimin e flakëve, vatra vijon të mbetet problematike. Për shkak të rrezikut që zjarri të afrohet edhe më pranë banesave, është kërkuar ndërhyrje nga ajri me helikopterë, me qëllim kufizimin e përhapjes së flakëve dhe vendosjen e situatës nën kontroll. Banorët e zonës janë këshilluar të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe...
Burimi:
kohajone.com