Situata me zjarret në vend/ 21 vatra në një ditë, 5 mbeten aktive – ja qarqet e prekura
Ministria e Mbrojtjes ka bërë një përditësim mbi situatën e zjarreve. Gjatë ditës së sotme janë raportuar 21 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 5 mbeten aktive, 9 janë nën mbikëqyrje dhe 7 janë shuar plotësisht. Në njoftim thuhet se në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 324 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 17 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 92 efektivë, 10 mjete, 1 dron dhe 1 ambulancë. Në Qarkun Tiranë, zjarri në Malin e Dajtit është fikur, pas angazhimit gjatë ditës edhe të 33 forcave ushtarake, 4 mjeteve dhe 1 ambulance, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatra në Malin me Gropa është izoluar dhe mbahet nën mbikëqyrje. Në Qarkun Dibër vijojnë...
Burimi:
ntv.al