Situata me zjarret në orët e fundit, Ministria e Mbrojtjes: 4 vatra janë aktive
Sipas informacionit operacional të datës 31.08.2026, deri në orën 20:00, në territorin e vendit janë raportuar 12 vatra zjarri, prej të cilave 4 mbeten aktive, 4 janë nën mbikëqyrje dhe 4 janë shuar plotësisht. Për përballimin e situatës janë angazhuar, krahas strukturave vendore, 70 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 helikopterë të Forcës Ajrore. Vatrat aktive mbeten në Dajt-Qafë Priskë, ku vijon puna për shuarjen dhe është konstatuar edhe një riaktivizim, me angazhimin e 15 zjarrfikësve, 9 forcave të ADZM-së, 20 efektivëve të FA dhe 1 helikopteri. Në Vajkal, Bulqizë, ku zjarri vijon në një sipërfaqe të gjerë me shkurre e dëllinja dhe janë angazhuar 53 forca, përfshirë 30 efektivë të FA. Në Lundre, Mat, ku zjarri vijon në sipërfaqe pyjore, me mbështetjen e...
Burimi:
kohajone.com