Situata e zjarreve në vend, 21 vatra të raportuara nga të cilat 5 ende aktive
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes strukturat e Mbrojtjes Civile kanë arritur të shuajnë 7 vatra zjarri nga 21 që u raportuan gjatë ditës së sotme në të gjithë Shqipërinë. Aktualisht 5 vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa 9 të tjera mbahen nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm nga forcat në terren. Përballimi i flakëve ka kërkuar angazhim maksimal. Në operacione janë përfshirë 324 efektivë të strukturave vendore dhe 17 zjarrfikëse, të mbështetur nga 92 trupa të Forcave të Armatosura me 10 automjete, 1 dron për vëzhgim ajror dhe 1 ambulancë. Ndërhyrja ka qenë e shpërndarë në disa qarqe, ku situata paraqitet e ndryshme. Në Tiranë, zjarri që përfshiu Malin e Dajtit është neutralizuar plotësisht falë ndërhyrjes së 33 ushtarakëve, ndërsa vatra në Malin me Gropa është...
Burimi:
argjiroja.net