Situata/ Dajti vijon të digjet, zjarre edhe në Dibër Korçë dhe Durrës
Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 20:00 të 30 gushtit , në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 20 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten aktive dhe 3 janë nën mbikëqyrje. Vatrat aktive kryesore janë të përqendruara në Tiranë, Dibër, Korçë dhe Durrës. Në zonën e Dajtit, drejt Qafë-Priskës, vijon puna me 15 zjarrfikës, 9 forca të AdZM-së dhe 20 efektivë ushtarakë, të mbështetur nga një helikopter. Në qarkun Dibër situata me angazhimin më të madh: në Vajkal janë angazhuar 38 forca të MZSH-së dhe 30 efektivë të FA-së, ndërsa në Sllatinë 91 forca; aktive mbeten gjithashtu vatrat në Lundre të Matit, ku ndërhyri një helikopter i FA-së, dhe në Ballenjë të Martaneshit, në një zonë të mbrojtur. Në Qafën e Lugut, Vithkuq,...
Burimi:
syri.net