“Sistemi arsimor i kthyer në celula të partive”, Lami: Listat e pedagogëve? Mungojnë rektorët dhe dekanët…
Pedagogu Roland Lami, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar protestat dhe përfshirjen e pedagogëve në zhvillimet e fundit, duke theksuar nevojën që vëmendja dhe reagimi publik të shoqërohen me argumente dhe propozime konkrete për zgjidhje. Lami u shpreh se dhuna mund të tërheqë vëmendjen dhe t’i nxisë palët ta marrin seriozisht situatën, por sipas tij, zgjidhja duhet të vijë përmes arsyes dhe dialogut. Duke komentuar listën e pedagogëve që kanë shprehur qëndrimet e tyre, Lami tha se në të nuk ka dekanë apo rektorë, çka, sipas tij, tregon se bëhet fjalë për një qëndrim politik. “Instrumenti i dhunës mund të jetë efikas për vëmendje, për të nxitur palët të marrin seriozisht situatën, por duhet arsyeja, mendja për zgjidhje. Përfshirja e profesorëve jep një...
Burimi:
javanews.al