Sindikata e Punonjësve të Transportit protestë para Bashkisë së Tiranës, taksitë parkohen në rrugë, policia ndërhyn!
Sindikata e Punonjësve të Transportit ka zhvilluar këtë të mërkurë një protestë përpara godinës së Bashkisë së Tiranës, ku ka kërkuar zgjidhje për problematikat dhe kërkesat e punonjësve të sektorit të transportit. Tubimit i janë bashkuar edhe drejtues të shërbimit taksi, të cilët kanë parkuar automjetet përgjatë rrugës, në shenjë proteste ndaj institucionit të Bashkisë së Tiranës. Parkimi i mjeteve në rrugë ka sjellë ndërhyrjen e forcave të policisë, të cilat kanë kërkuar nga drejtuesit e taksive që t’i largojnë automjetet. Efektivët kanë ndërhyrë me qëllim shmangien e bllokimit të qarkullimit dhe garantimin e vijimësisë normale të trafikut në zonën përreth Bashkisë së Tiranës. Protesta vijon përballë godinës së bashkisë, ndërsa punonjësit e transportit kërkojnë që problematikat e ngritura prej tyre të marrin zgjidhje.
Burimi:
javanews.al