Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka nisur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të vendit, në solidaritet me studentët dhe nxënësit që protestojnë. Vendimi u mor njëzëri nga kryesia e sindikatës, më 20 tetor, ndërsa bojkoti nis më 21 tetor dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë. Në njoftimin zyrtar, sindikata shprehet se studentët protestojnë prej muajsh për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, sigurinë e jetës dhe pronës, si dhe llogaridhënien. Sipas saj, përgjigjja ndaj kërkesave të tyre ka qenë heshtja dhe, që prej 13 tetorit, edhe dhuna. “Studentët protestojnë prej muajsh për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, siguri jete e prone, për të drejtën e llogaridhënies etj. Përgjigjja që kanë marrë nuk ka qenë dialogu, por heshtja dhe,...
Burimi:
gijotina.com