Simeone: Duam finalen e Champions që luhet në stadiumin tonë, Alvarez s’është ende gati si titullar
Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, parapriu përplasjen e shumëpritur me Liverpool në “Anfield”, ndeshja hapëse e fazës së Champions League për të dyja skuadrat dhe hodhi dritë mbi situatën e sulmuesit Julian Alvarez. “Mund të imagjinoj shumë skenarë për ndeshjen, por realiteti është vetëm ajo që do të shohim në fushë. Ne si trajnerë imagjinojmë të sulmojmë, të arrijmë në zonë dhe të shënojmë gola, por kur bilbili bie ndodhin gjëra të papritura që nuk ishin në imagjinatën tonë”, tha Simeone. “Shoh që trajneri i Liverpool po përpiqet të zbatojë filozofinë që ai paraqiti me ekipet e tij të mëparshme. Iraola punon në detajet taktike për të gjithë dhe përfshin të gjithë lojtarët. Ai është një trajner i shkëlqyer me një vizion të qartë...
Burimi:
telesport.al