“Silvinjo nuk do të kishte humbur në Finlandë”, Gjergj Stefa ka një ide tjetër për “Shqipërinë e bukur”

“Silvinjo nuk do të kishte humbur në Finlandë”, Gjergj Stefa ka një ide tjetër për “Shqipërinë e bukur”

Shqipëria ka humbur në përballjen kundër Finlandës, në një ndeshje që ka marrë shumë diskutime. Një humbje 2-1, por reagimet ishin pozitive duke parë performancën e Kombëtares, për më tepër në ato 20 minutat e para. I ftuar në “Procesi Sportiv” që transmetohet në “Top Channel”, gazetari Gjergj Stefa ka ndarë një mendim tjetër sa i përket Shqipërisë sulmuese që të gjithë kërkojmë. “Për mua që një ekip të luajë shumë në sulm, të argëtojë dhe të fitojë, duhet të jetë një ekip i madh. Kam frikë se duke kërkuar një Shqipëri të tillë, argëtuese dhe sulmuese, do të na kushtojë rezultatin. Unë nuk kam qenë dakort për zgjedhjet e Silvinjos, formacionin e Silvinjos dhe për shumë gjëra të tjera në lidhje me këtë trajner....