“Siguria rrugore, prioritet i përditshëm”, Lamallari: Masa ndaj shoferëve që shkelin rregullat
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka deklaruar se siguria rrugore mbetet një nga prioritetet e përditshme, duke theksuar shtimin e monitorimeve dhe masave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit. Përmes një reagimi në rrejetet sociale, ai shkruan se masat janë rritur ndaj drejtuesve që lëvizin me shpejtësi tej normave të lejuara, drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit, përdorin celularin gjatë drejtimit apo parkojnë në mënyrë të parregullt. Sipas tij, këto sjellje përbëjnë rrezik serioz për sigurinë në rrugë dhe mund të shndërrohen në shkak për aksidente. “𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐚 𝐫𝐫𝐮𝐠𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐫𝐢𝐨𝐫𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐢𝐭𝐬𝐡𝐞̈𝐦. Kemi rritur monitorimin dhe masat e ndërmarra ndaj çdokujt që i jep makinës me shpejtësi përtej normave të lejuara, atyre që janë në timon nën efektin e alkoolit, apo atyre që përdorin celularin duke...
Burimi:
vizionplus.tv