Siguria në shkolla, certifikohen punonjësit e Policisë! Hita: Të rinjtë duhet të kërkojnë ndihmë pa frikë, investim për të ardhmen!
Certifikohen punonjësit e Policisë për sigurinë në shkolla, Hita: Të rinjtë duhet të kërkojnë ndihmë pa frikë Policia e Shtetit ka certifikuar punonjësit e angazhuar për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë, pas përfundimit të një programi trajnimi mbi çështjet e sigurisë në shkolla. Gjatë aktivitetit u dorëzuan certifikatat për ndihmës specialistët për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë. Në fjalën e tij, Hita theksoi se roli i punonjësve të Policisë në marrëdhënien me nxënësit është thelbësor për ndërtimin e besimit mes institucionit dhe komunitetit. “Ju jeni përfaqësuesit e Policisë së Shtetit në marrëdhënien me brezin e ri, veçanërisht me nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Roli juaj është thelbësor, sepse përmes komunikimit dhe edukimit ju ndihmoni në ndërtimin e një marrëdhënieje besimi mes Policisë dhe komunitetit....
Burimi:
javanews.al