“Siguria është përgjegjësi e përbashkët”- Ministri Demo: Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës, por pjesë e derës së saj kryesore!
Shqipëria është një pjesë e rëndësishme e arkitekturës europiane të sigurisë dhe një partnere aktive në përballimin e kërcënimeve që kapërcejnë kufijtë kombëtarë. Me këtë mesazh, ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, çeli sot në Tiranë konferencën ndërkombëtare “Siguria rajonale: Rreziqe të reja, bashkëpunim më i fortë”, ku morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme të Italisë, Ambasadës Italiane, Delegacionit të Bashkimit Europian dhe delegacione të vendeve të rajonit. “Shqipëria nuk është oborri i pasmë i Europës. Ne jemi pjesë e derës së saj kryesore. Kjo derë duhet të jetë e sigurt”, u shpreh ministri Demo, duke theksuar se siguria e Shqipërisë është e pandashme nga siguria e Europës dhe se asnjë vend...
Burimi:
javanews.al