“Siguria dhe qytetarët, prioritet”, drejtori i Përgjithshëm i Policisë kërkon më shumë angazhim në terren
Siguria publike nuk matet vetëm me statistika, por edhe me praninë e policisë aty ku qytetari ka nevojë ta ndiejë atë: në rrugë, në lagje, pranë shkollave dhe në çdo situatë ku kërkohet ndërhyrje profesionale dhe në kohë. Në këtë frymë, Policia e Shtetit ka përcjellë në mediat sociale një seri takimesh të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, me strukturat vendore të Policisë në Elbasan, Berat dhe Kukës. Në qendër të takimeve ka qenë lajtmotivi “Siguria dhe qytetarët, prioritet”, një mesazh që synon të vendosë parandalimin, profesionalizmin dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me komunitetin në themel të punës së strukturave policore. Gjatë takimeve me strukturat policore në këto qarqe, Hita ka kërkuar më shumë angazhim dhe përkushtim, duke e vendosur...
Burimi:
kohajone.com