SIGAL rinovon edhe për pesë vjet mbulimin me Sigurim Shëndeti me Ambasadën e SHBA-ve në Shqipëri
Një fakt domethënës për cilësinë dhe standardet e produkteve të ofruara nga kompanitë shqiptare të sigurimeve vjen nga SIGAL Insurance Group. Kompania SIGAL Insurance Group, në kanalet e veta zyrtare në rrjetet sociale, njoftoi zyrtarisht se për 5 vitet e ardhshme do t’i ofrojë mbulimin shëndetësor dhe sigurimin e jetës stafit të Ambasadës Amerikane në Tiranë. “Për më shumë se 10 vite, SIGAL Insurance Group ka ofruar mbulim shëndetësor për personelin e Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri dhe familjarët e tyre të kualifikuar, në përputhje me kushtet dhe përfitimet e përcaktuara në kontratën e sigurimit.Ky partneritet i qëndrueshëm do të vijojë edhe për 5 vite të tjera, duke përfshirë tashmë mbulimin si me Sigurimin e Shëndetit, ashtu edhe me Sigurimin e Jetës për stafin e...
Burimi:
ntv.al