“Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?”/ Vijon përplasja mes studentëve e militantëve të PD, pranohen vetëm aktivistët dhe jo deputetët: Opozita jemi ne

“Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?”/ Vijon përplasja mes studentëve e militantëve të PD, pranohen vetëm aktivistët dhe jo deputetët: Opozita jemi ne

Përplasja në protestën përpara Ministrisë së Arsimit ka vijuar. Protestuesit që ndodheshin aty që në fillim të tubimit nuk kanë pranuar ardhjen e deputetëve dhe simpatizantëve të PD-së. Ata kanë vijuar me thirrjet: “Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?” dhe “Opozita jemi ne”. Nga ana tjetër, demokratja i ka bërë thirrje se kjo protestë ka nevojë dhe për opozitën. Pranojmë vetëm aktivistët e PD-së dhe jo deputetët, thanë ata. “Jemi ne studentët”, thirrën ata, teksa nuk munguan edhe parullat “Opozitë e shitur”.