Si u ‘peshkua’ Leli Kaja, ku ju kapën 4 mln lekë dhe 28 mijë euro/ Ja biznesmeni që e denoncoi dhe fati i 2 hetuesve të BKH

Si u ‘peshkua’ Leli Kaja, ku ju kapën 4 mln lekë dhe 28 mijë euro/ Ja biznesmeni që e denoncoi dhe fati i 2 hetuesve të BKH

Elton Qyno - Syri.net Është zbardhur dosja penale e arrestimit nga BKH-ja e Leli Kajës, administratorit të shoqërisë “Eco-Elb” në Elbasan, për të cilin tashmë gjykata e posaçmë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për akuzën e “Korrupsionit pasiv e funksionarit publik”. Kaja është kapur brenda zyrës së tij me 4 milion lekë në xhep, para këto që i ishin ofruar me process-verbal nga ana e SPAK, biznesmenit denoncues, Artan Topi. Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari Elton Qyno, Artan Topi, rezulton të jetë kallëzuesi dhe rregjistruesi i Leli Kajës. Ndërsa dy oficerë të BKH-së, kanë ndjekur momentine dorëzimit të lekëve nga një distancë e afërt, duke u prezantuar si shoferi personal i biznesmenit, Artan Topi dhe inxhinieri i kompanisë së tij. Në...