No Image Available

Si u dha toka në Seman për Kastriot Haskon/ Prokuroria konfirmon lajmin e ZËRI: Biznesmeni falsifikoi letrat, sekustrohet 76 pasuri

FIER-Arrestohen me kërkesë të Prokurorisë Fier për falsifikim dokumentesh e shpërdorim detyre, dy ish-drejtorë të ASHK-së, specialisti dhe përfituesi i pronës, sekuestrohen 1143 ha tokë. Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier u vendos masa e sigurimit personal ‘Arrëst në burg’ ndaj katër shtetasve E.Sh., B.K. në cilësinë e drejtorëve të ASHK, P. Ç. specialistit, jurist, pranë ASHK dhe K.H., përfituesi i pronave nën akuzë për veprat penale ‘Falsifikim i dokumenteve’, ‘Shpërdorimi i detyrës’ si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 186/2, 248 dhe 287, prg.2, të Kodit Penal. Po kështu, në kuadër të hetimeve u sekuestruan mbi 76 pasuri, me sipërfaqe totale prej 1143 hektarë tokë (e...