Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e militantëve në Pakistan

Si po i ndihmon Al-Kaida sulmet e militantëve në Pakistan

Në maj, një shpërthim në një pikë kontrolli të policisë në veriperëndim të Pakistanit u pasua nga një shkëmbim intensiv zjarri, ku u vranë 21 persona. Ky ishte vetëm një nga një sërë incidentesh të dhunshme, në të cilat militantë që operojnë nga Afganistani, me mbështetjen e Al-Kaidës, kanë ndërmarrë sulme ndaj objektivave në Pakistanin fqinj. Një çerekshekull më parë, Shtetet e Bashkuara e dëbuan Al-Kaidën nga Afganistani drejt Pakistanit fqinj. I shpërndarë dhe e dobësuar shumë, rrjeti terrorist u rigrupua në zonat fisnore të Pakistanit, me ndihmën dhe nën mbrojtjen e Tehrik-e Taliban Pakistan (TTP), një grup i themeluar në vitin 2007 që përbëhet kryesisht nga të rinj të zonave fisnore të cilët janë të influencuar nga talibanët afganë. Tani, me talibanët afganë sërish...