Si nëpër filma, ky është shqiptari i arratisur nga burgu grek. Ja si e ndihmuan dy persona të kamufluar si policë
Personi në foto është 41-vjeçari shqiptar, i cili u arratis në mënyrë spektakolare gjatë transferimit nga burgu i Serresit në spital. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ku automjeti i transportit ndodhej në ambientet e jashtme të spitalit, pranë repartit psikiatrik. Në automjet ndodheshin i burgosuri dhe dy punonjës që e shoqëronin. Në atë moment, pranë automjetit janë shfaqur dy makina, të ngjashme me automjetet e policisë. Personat që ndodheshin në to janë afruar drejt mjetit të transportit dhe, nën kërcënimin e armëve, kanë neutralizuar dy shoqëruesit. Më pas, autorët kanë ndihmuar të burgosurin të largohej. Sipas informacioneve, ata kanë marrë me vete edhe armën e shërbimit të një punonjësi të burgut. Pas kësaj, grupi është larguar me...
Burimi:
argjiroja.net