Si ndodhi përplasja e trenave me 68 viktima?
Ndërsa më shumë se 100 të plagosurit po marrin trajtim mjekësor, kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. E qartë është se në fillim të tragjedisë pati një defekt teknik. Sipas të dhënave të para, në rajonin Kastilja-La Mança kishte dalë jashtë funksionit sistemi i automatizuar i sigurisë. Sistemi i kontrolluar nga kompjuteri përcakton se cilët trena në linjën e largët Madrid-Sevilje duhet të ndalojnë ose të ulin shpejtësinë kur distanca mes dy trenave zvogëlohet. Sipas hetimeve fillestare, aksidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga gabimi njerëzor. Qendra e kontrollit në Madrid mori nën kontroll trenat Sipas ministrit të Transportit Óscar Puente, sistemi i automatizuar doli jashtë funksionit në orën 8:30. Si pasojë, të gjithë trenat në segmentin 63 kilometra të gjatë të linjës...
Burimi:
kohajone.com