“Si ke thënë t’ia gjejmë Bebes një burrë?”, Bebe Rexha publikon video duke folur në shqip me kushëririn
Bebe Rexha ka ndarë së fundmi me ndjekësit një moment të këndshëm familjar, ku shfaqet duke biseduar në gjuhën shqipe me kushëririn e saj tetëvjeçar. Në videon e publikuar në InstaStory, këngëtarja shqiptare dëgjohet duke biseduar me të voglin, ndërsa në një moment e pyet për një fjali që ai kishte thënë më herët. “Qysh ke thënë, ‘ishalla do t’i gjejmë Bebes një burrë’? Pse? Se jam e vjetër pak a?”, dëgjohet duke i thënë Bebe Rexha kushëririt të saj, mes të qeshurave. Më pas, interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” e pyet të voglin se sa vjeç është. Pasi ai i përgjigjet se është tetë vjeç, Bebe dëgjohet duke i thënë në shqip: “Sa i mençur”. Momenti ka treguar edhe një herë lidhjen e...
Burimi:
ntv.al