Si e skaliti Stefan Cvajg, portretistin e gjigandit Sigmund Frojd dhe fshikulluesi i një epoke të kalbur

Si e skaliti Stefan Cvajg, portretistin e gjigandit Sigmund Frojd dhe fshikulluesi i një epoke të kalbur

Albert VatajKur Stefan Cvajg i kushtoi Freud-it një vepër të posaçme, ai nuk shkroi thjesht një biografi. Ai ngriti një monument shpirtëror, të gdhendur me fjalë që mbijetojnë përtej kohës, ku përshkruhet jo vetëm njeriu, por edhe epoka që e kundërshtoi dhe u trondit prej tij. Në duart e Cvajgut, Freud nuk mbetet vetëm babai i psikoanalizës, por kthehet në figurën e një Prometeu modern, që rrëmbeu zjarrin e pavetëdijes për t’ia dhënë njerëzimit, edhe pse ky zjarr dogji më parë tabutë dhe hipokrizitë e shekullit.Cvajg e sheh Freud-in si simbol të qëndresës së mendimit:“Masa e çdo force është qëndresa që ajo mposht”, shkruan ai, duke i njohur mjeshtrit të psikoanalizës jo vetëm forcën e ideve, por edhe guximin për të qëndruar i patundur përballë...