Si e ndihmuan izraelitët Ramën të masakronte protestuesit
Nga Ferdinand Dervishi Të shtunën, më 7 nëntor 2026, policia shqiptare i rrëfeu popullit një faqe tjetër. Ajo nuk ju kundërvu protestuesve me arsenalin e dhunës së zakonshme, përkundër, pavarësisht gurëve, fishekzjarrëve e ndonjë bombe Molotov, tregoi kujdes, përdori vetëm ujë me presion (pa kimikate) dhe, në disa raste, u tërhoq përballë kundërshtisë së pjesës paqësore. Në fund, aty nga ora 22:00, protestuesit u shpërndanë dhe, zinxhirët e policëve, të pajisur deri në dhëmbë, lidhur rreth Kryeministrisë, u shpërbënë. Të shtunën policia ja doli mbanë me pak durim, duke zbatuar proporcionalitetin, pra duke i zbatuar ligjet. Por, çfarë ndryshoi? Përse u tërhoq policia shqiptare nga dhuna ekstreme? Sigurisht, jo nga frika, sepse tashmë, në Serbi, pas rrëzimit të diktatorit, po arrestohen policët që dhunonin protestuesit…...
Burimi:
sot.com.al