Si do të rimbursohen dëmet? – Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat
Bizneset e dëmtuara nga protestat e ditëve të fundit do të kenë mundësinë të përfitojnë rimbursim mbi dëmet që u janë shkaktuar. Përmes shërbimit elektronik “Dëmi im” në e-Albania, subjektet tregtare mund të raportojnë dëmet e pësuara gjatë protestave. Konkretisht, subjektet tregtare mund të deklarojnë online dëmet e shkaktuara në ambientet e tyre, duke plotësuar të dhënat e kërkuara dhe duke dorëzuar dokumentacionin që vërteton dëmin. Për të kryer raportimin, bizneset duhet fillimisht të identifikohen në portalin e-Albania si subjekte tregtare dhe më pas të përzgjedhin shërbimin “Dëmi im”. Në formularin elektronik, aplikuesit duhet të plotësojnë informacionin e kërkuar, përfshirë sipërfaqen e njësisë tregtare dhe të dhënat lidhur me sigurimin e biznesit. Në rastet kur subjekti është i siguruar, duhet të përcaktojë edhe kompaninë e...
Burimi:
javanews.al