Si asnjëherë më parë, katër fitore në katër ndeshje! Roma dhe dyshja Dybala-Malen nuk përmbahen dhe kryesojnë renditjen

Si asnjëherë më parë, katër fitore në katër ndeshje! Roma dhe dyshja Dybala-Malen nuk përmbahen dhe kryesojnë renditjen

Roma vazhdon të shfaqet në një formë të jashtëzakonshme në këto javë të para të Serie A. Këtë radhë skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini arriti të mposhtë Torinon në fushën e këtij të fundit me rezultatin 2-0 për të shkuar në kuotën e 12 pikëve në 4 ndeshje të zhvilluara. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Romës ku për verdhekuqtë protagonistë u bënë sërish Dybala dhe Malen me argjentinasin që dha një asist për Malen me holandezin që nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë në një aksion që ndodhi në minutën e 37. Për Malen ky ishte goli i tij i 20 në 21 ndeshje të luajtura në Serie A. Në fillimin e pjesës së dytë Molina ...