Si apelohet vendimi i Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së?

Si apelohet vendimi i Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së?

Ekipet mbrojtëse të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë paralajmëruar se do të apelojnë aktgjykimin dënues të shqiptuar nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator. Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim për katër pika të aktakuzës për krime lufte, Jakup Krasniqi po ashtu u dënua me 25 vjet burgim, ndërkaq Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim. Të katër ish-eprorët e UÇK-së u shpallën penalisht përgjegjës për krime lufte që përfshijnë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme. Gjatë aktgjykimit të shqiptuar në Hagë, trupi gjykues hodhi poshtë akuzat e ZPS-së për krime kundër njerëzimit. Katërshja e UÇK-së gjendet në paraburgim në Hagë që nga nëntori...