“Shumë pranë finishit të anëtarësimit”- BE vlerëson sërish Shqipërinë dhe Malin e Zi, Kallas: Procesi i zgjerimit është i rëndësishëm, duhet të vijojë!

“Shumë pranë finishit të anëtarësimit”- BE vlerëson sërish Shqipërinë dhe Malin e Zi, Kallas: Procesi i zgjerimit është i rëndësishëm, duhet të vijojë!

Në një intervistë për televizionin “France 24”, shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas ka vlerësuar ecurinë e Shqipërisë dhe Malit të Zi në procesin e zgjerimit. “Ne po vijojmë që të bëjmë hapa para me procesin e zgjerimit. Shpresojmë që Mali i Zi ta kalojë vijën e finishit së shpejti. Kemi edhe shtete të tjera të rëndësishme që janë vërtet shumë pranë tij në këtë proces. Kemi Shqipërinë, Moldavinë, Ukrainën, si dhe shtete të tjera që aspirojnë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Procesi i zgjerimit nga njëra anë është i vështirë, por është gjithashtu e rëndësishme që këto shtete të fitojnë qasje në tregun e përbashkët, si dhe në lëvizjen e lirë të njerëzve”, tha Kallas. Për Kallas ky proces duhet që të vijojë...