Shuhet Ryu Murakami, shkrimtari japonez që sfidoi normat shoqërore përmes letërsisë
Shkrimtari dhe regjisori japonez Ryu Murakami ka vdekur në moshën 74-vjeçare, duke lënë pas një vepër letrare që sfidoi normat shoqërore dhe eksploroi anët më të errëta të shoqërisë bashkëkohore. I njohur për romanet e tij provokuese, ku ndërthuren dhuna, varësitë, tjetërsimi dhe kriza e identitetit, Murakami krijoi një zë të veçantë në letërsinë japoneze, veçanërisht për lexuesit e rinj. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur të premten nga shtëpia botuese Gentosha, e cila shprehu pikëllimin për humbjen e autorit që, gjatë gjithë karrierës së tij, botoi vepra që sfidonin kufijtë e letërsisë. Murakami u bë i njohur që me romanin e tij të parë, “Vija blu në lëkurë transparente”, të botuar më 1976. Vepra, e cila trajton rënien e një rinie...
Burimi:
kultplus.com