Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e dhunshme të të rinjve

Policia franceze, në bashkëpunim me Federatën Franceze të Futbollit Profesional, njoftoi shtyrjen e disa ndeshjeve futbolli të planifikuara për të shtunën e ardhshme për shkak të protestave të dhunshme në vend. Ndeshjet e futbollit në Toulouse dhe Bordeaux nuk do të zhvillohen, ndërsa konsultimet janë duke u zhvilluar edhe për një numër ndeshjesh të tjera futbolli. Afërsisht 60,000 oficerë policie mobilizohen çdo fundjavë vetëm për sigurinë e spektatorëve në ndeshjet e futbollit. Kjo masë vjen teksa në Francë demonstratat nisën si një lëvizje studentore që kërkonte financim më të mirë për shkollat, përpara se t’u bashkoheshin sindikatat dhe grupe të tjera për të protestuar kundër kostos së lartë të jetesës. Macron dënon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë: Po bëjnë fushatë në...