Shtrëngim duarsh dhe mesazh miqësor, Trump e quan Putinin mik

Shtrëngim duarsh dhe mesazh miqësor, Trump e quan Putinin mik

Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar Vladimir Putinin si mikun e tij gjatë takimit me homologun rus në Shenzhen të Kinës. Përshëndetja e përzemërt mes dy liderëve dhe deklaratat e Trump kanë tërhequr vëmendjen, në një periudhë kur marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës mbeten në fokusin e diplomacisë ndërkombëtare. Në pamjet e publikuara, Trump shihet duke iu afruar presidentit rus. I pyetur se kush është personi që ndodhet përballë tij, ai përgjigjet shkurt: “Është miku im”. Më pas, dy presidentët shtrëngojnë duart dhe shkëmbejnë përshëndetje në një atmosferë të dukshme miqësore. Gjatë fjalës së tij, Trump falënderoi për pritjen dhe u shpreh se mezi priste zhvillimin e takimit. Ai kujtoi se njihen prej shumë vitesh dhe se mes tyre ekziston një marrëdhënie e hershme....