Shtohen masat ndaj emigracionit, ministrat e Brendshëm të BE-së dhe Britanisë kërkojnë mekanizëm të ri për krizat dhe kthime të përshpejtuara
Ministrat e brendshëm nga 17 vende të Bashkimit Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar u mblodhën për të diskutuar forcimin e kontrolleve në kufijtë e jashtëm, shpejtimin e përgjigjes ndaj emergjencave migratore dhe zbatimin e procedurave të përshpejtuara për kthimin e personave pa të drejtë azili. Takimi zhvillohet në një kohë kur blloku evropian po zbaton Paktin e ri për Migracionin dhe Azilin, të hyrë në fuqi në qershor, me qëllim unifikimin e rregullave dhe menaxhimin më efikas të kufijve komunitarë. Propozimi për një mekanizëm të ri emergjence Gjatë takimit, Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, theksoi nevojën për korniza të reja ligjore e teknike që t’u përgjigjen me shpejtësi situatave të krizës, duke përmendur si shembull presione të tilla si fluksi i fundit i kalimeve...
Burimi:
kohajone.com