“Shteti, i fortë me të dobëtin dhe i dobët me të fortin”- Masat fiskale, Tabaku: Shteti të mbledhë taksat e papaguara, jo të rëndojë bizneset e rregullta
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, paralajmëroi se rritja e TVSH-së në 21% dhe ulja e pragut të përfshirjes në këtë skemë në 5 milionë lekë xhiro vjetore do të rëndojnë bizneset e vogla dhe buxhetet familjare. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ajo argumentoi se sipërmarrjet do të përballen me zgjedhjen mes uljes së fitimeve dhe rritjes së çmimeve. Sipas Tabakut, kjo barrë prek drejtpërdrejt shtresën e mesme dhe profesionistët e lirë, ndërsa pasojat shtrihen përtej bizneseve që do të përfshihen në skemën e TVSH-së. Kalimi i kostove te konsumatori, vlerësoi ajo, do të rëndojë shpenzimet e përditshme të familjeve dhe do të godasë konsumin. “Vendosja e TVSH-së me 21% për të gjitha këto biznese do të thotë që këto ose do...
Burimi:
javanews.al