Shteti Bektashi? I dërguari special i Trump në Tiranë: I takon popullit shqiptar të vendosë

Shteti Bektashi? I dërguari special i Trump në Tiranë: I takon popullit shqiptar të vendosë

I dërguari special i Presidentit amerikan Donald Trump për Ballkanin për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli, ka zhvilluar një vizitë në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane në Tiranë, ku ka folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, forcimin e bashkëpunimit dypalësh, si dhe nismën për krijimin e një shteti Bektashi në kryeqytetin shqiptar. Gjatë qëndrimit në Kryegjyshatë, Zampolli theksoi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare dhe e cilësoi Shqipërinë një mike dhe aleate të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara. I pyetur drejtpërdrejt për krijimin e shtetit Bektashi, i dërguari amerikan tha se e ka dëgjuar propozimin si nga Kryeministri Edi Rama, ashtu edhe nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi. Ai theksoi se vendimi i takon popullit shqiptar dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet ta respektojë atë. Deklarata per...