Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

Shtatorja e Teutës ilire në Lezhë, vepra u financua nga qytetarët, nismë e gazetarit Marin Mema!

Në territorin e Bashkisë Lezhë, përgjatë rrugës së re që lidh Velipojën me Shëngjinin, është ngritur shtatorja e Mbretëreshës Teuta, falë nismës së gazetarit Marin Mema dhe mbështetjes së shqiptarëve. Nga ideja te realizimi, projekti u mbështet tërësisht nga kontributet e qytetarëve, pa fonde shtetërore. Gjatë ceremonisë, gazetari foli edhe për vështirësitë e shumta të hasura gjatë këtij procesi. Gazetari Marin Mema sqaroi edhe arsyet që e shtynë t’i përkushtohej ngritjes së shtatores së Mbretëreshës Teuta si një projekt që e ndoqi nga fillimi deri ne realizimin e tij. Mes të tjerash, ai falënderoi Bashkinë e Lezhës dhe kryetarin e saj, Pjerin Ndreu, si të vetmen njësi vendore që i hapi rrugë vendosjes së kësaj shtatoreje. Vepra, e realizuar nga skulptori Julian Muçollari, është e...