Shtatori me afro 2 mijë biznese të reja, tregtia dhe turizmi sektorët e preferuar
Gjatë muajit shtator 2026, në Shqipëri janë regjistruar 1,985 biznese të reja, ku më shumë se gjysma e tyre janë përqendruar në Tiranë. Tregtia, akomodimi dhe shërbimi ushqimor kryesojnë listën e aktiviteteve të reja, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e bizneseve të regjistruara kanë pronësi të huaj. Sipas të dhënave zyrtare të QKB Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), gjatë shtatorit janë regjistruar 1,985 subjekte të reja, nga të cilat 1,514 janë persona fizikë dhe 463 shoqëri me përgjegjësi të kufizuar. Pjesa tjetër përfshin katër degë të shoqërive të huaja, tri shoqëri aksionare dhe një shoqëri të thjeshtë. Të dhënat tregojnë se aktiviteti i ri sipërmarrës vijon të jetë i përqendruar kryesisht në kryeqytet dhe në qarqet me aktivitet më të zhvilluar ekonomik dhe turistik. Kështu,...
Burimi:
javanews.al