Shqiptari shtiret si polic për t’i vjedhur bizhuteritë gazetares italiane, ajo i ngre kurth

Shqiptari shtiret si polic për t’i vjedhur bizhuteritë gazetares italiane, ajo i ngre kurth

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar në Padova të Italisë, pasi dyshohet se tentoi të mashtronte një gazetare për t’i marrë bizhuteritë dhe orët me vlerë. Sipas mediave italiane, skema nisi me një telefonatë nga një person që u prezantua si efektiv policie, duke i thënë gazetares se ishte kryer një grabitje në rrugën “Del Santo” dhe se autorët kishin përdorur makinën e saj për t’u larguar. Më pas, ai i kërkoi të përgatiste sendet me vlerë, me pretendimin se do të merreshin nga një person i dërguar prej policisë për t’u verifikuar. Gazetarja dyshoi menjëherë se bëhej fjalë për një mashtrim, por vendosi të shtirej sikur e kishte besuar telefonuesin, ndërsa njoftoi policinë pa ndërprerë bisedën. Në adresën e saj u dërgua një patrullë, e...