Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Detaje të reja tronditëse dalin në dritë nga arrestimi i shqiptarit Nikolin Pali në Athinë, i kërkuar prej gjashtë vitesh për vrasjen e dyfishtë në Loutraki të Greqisë. Mediat greke raportojnë se 43-vjeçari dyshohet se ka pranuar para autoriteteve përfshirjen edhe në dy vrasje të tjera të kryera në Shqipëri, ndërsa hetuesit po verifikojnë nëse ai ka lidhje me ngjarje të tjera të rënda kriminale. Gjatë marrjes në pyetje, shqiptari ka deklaruar se kishte kryer dy vrasje në Shqipëri përpara vitit 2002. Ai pretendohet se u ka shpjeguar autoriteteve se kishte përdorur identitet të rremë për t’iu shmangur drejtësisë, pasi kërkohej edhe nga autoritetet shqiptare. Për verifikimin e këtyre pretendimeve dhe identitetit të tij, policia greke ka kontaktuar përmes Interpolit autoritetet shqiptare, nga të cilat...
Burimi:
argjiroja.net