Shqiptarët nuk ndalen! Sot dita e 92 e rezistencës, qytetarët: Nuk tërhiqemi pa larguar këtë kryeministër të shitur
Sot shënohet dita e 92 e protestës qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa qytetarët vijojnë të mblidhen në Tiranë me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshimin e sistemit politik. Protesta vijon pas 91 ditësh të njëpasnjëshme mobilizimi qytetar, gjatë të cilave protestuesit kanë marshuar nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe kanë përcjellë mesazhe kundër qeverisë. Një tjetër slogan i përsëritur nga protestuesit ishte “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”. Në shesh u shfaqën edhe pankarta me mesazhe ironike ndaj kryeministrit dhe mazhorancës, mes tyre: “Koha nuk na lodh, na forcon”, ndërsa një tjetër shkruante: “Ju mbylleni nëpër vila e thurni plane me hile, ne në shesh përballë zullumit me pankarta civile”. Një prej protestuesve deklaroi se rezistenca e qytetarëve ka thyer, sipas tij,...
Burimi:
gijotina.com