Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë nga pasivizimi te përjashtimi institucional
Shkruan: Albanians For AmericaPozita e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është vështirësuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Pasivizimi i adresave, pengesat në qasjen në institucionet publike, mungesa e përfaqësimit proporcional, problemet në arsim, pengesat në furnizim me libra në gjuhën shqipe dhe mosnjohja e diplomave tregojnë një politikë sistematike diskriminuese, të cilën Serbia po e zbaton ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Politika të tilla krijojnë presion të vazhdueshëm mbi shqiptarët dhe e bëjnë më të vështirë jetën, punësimin dhe qëndrimin e tyre në vendlindje. Në planin afatgjatë, ky presion rrezikon ta përshpejtojë zbrazjen e këtyre komunave nga popullsia shqiptare. Pasivizimi i adresaveSipas të dhënave të organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar, mbi 6,500 shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë...
Burimi:
kohajone.com